INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me kë ta ketë vallë?! SKIVI thumbon keq kolegët e tij: Tekste të…[FOTO]

Me kë ta ketë vallë?! SKIVI thumbon keq kolegët e tij: Tekste të…[FOTO]

Publikuar më: 18:37 06-09-2020

Është padyshim një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar, por prej disa kohësh nuk ka qenë aktiv në muzikë. Megjithatë, reperi bëri me dije se pritet të vijë së shpejti me projektin e ri, teksa tha “kush po pret super hitin e vërtetë”.

Ndërkohë, së fundmi reperi ka reaguar edhe ndaj prurjeve më të reja muzikore nga artistët shqiptarë. Përmes një postimi që ka bërë në rrjete sociale, Skivi shkruan se ky vit mban rekord për tekstet më të këqija në historinë e muzikës në vend.

“Vit kampion, me tekste të këqija prej që ekziston muzika në Kosovë.”, shkruan Skivi. Megjithatë, nuk dihet se kujt i drejtohet saktësisht me këto fjalë reperi. Kujtojmë që një ndër artistët më të kritikuar ka qenë Mozzik. Përpos suksesit, kënga e tij “Madonna” ka qenë shumë e kritikuar për shkak të përmbajtjes së tekstit.

118792561_764446847708047_3068170824190818310_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032308101654053