INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Oprah Winfrey Presidente e SHBA-së? Demokratët: Aspak çmenduri

Oprah Winfrey Presidente e SHBA-së? Demokratët: Aspak çmenduri

Publikuar më: 17:32 09-01-2018

Demokratët kanë nisur ta mendojnë seriozisht Oprah Winfrey si kandidaten e tyre për president në zgjedhjet amerikane të vitit 2020.

Vetëm një ditë pas fjalimit të saj gjatë ceremonisë së Golden Globe shumë prej ekspertëve janë shprehur se një kandidaturë e tillë nuk do të ishte aspak çmenduri, madje ylli televiziv edhe mund të fitojë.

Ndërsa pyetjet e para që shtrohen është nëse ajo është gati të ballafaqohet me cështje të ndryshmne dhe a është ajo gati të sakrifikojë popullariteti dhe pasurinë e saj?

Janë jo vetëm nga radhët e politikës që e mondojnë Oprah si një kandidate të përshtatshme, por edhe miqtë e saj gjatë një interviste për CNN u shprehën se ajo po mendon serizoisht të garojë.

Shumë prej demokratëve konfirmojnë se shohin tek Winfrey personin e duhur që mund ti bëjë ballë garës të viti 2020.
“Oprah është gjithcka që Trump pretendon të jetë, e suksesshme, ia ka dalë mbanë vetë, bujare dhe lista nuk ka të sosur’ shprehet një analist.

Ndërsa dikush tjetër e përshkruan si një president të mire, sigurisht më e mirë sesa Trump.

Dhe ndonëse jemi ende larg, në media ka nisur të përflitet se përballë Winfrey si Kandidate për shtëpinë e Bardhë mund të jetë pikërisht vajza e Donald Trump, Ivanka e cila herë pas herë ka shafqur ambicie përtej të qënurit thjesht vajza e parë e SHBA.

E nga ana tjetër Trump duket se vijon të jetë një president i papëlqyer pasi është pritur me vërshëllima nga tifozët në Atalanta.Mediat amerikane raportuan se një kor brohërimash shoqëroi presidentin kur ai doli në fushë për të kënduar himin kombëtar.

Ndërkohë Trump është akuzuar nga disa media në vend se punon pak dhe kalon kohën e tij në twiter, televizion dhe telefon.

Article Logic
Execution time: 0.0050439834594727