INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita thirrje protestuesve: Futuni në sallën e parlamentit

Opozita thirrje protestuesve: Futuni në sallën e parlamentit

Publikuar më: 12:27 18-12-2017

Opozita bën thirrje për të marr sallën e parlamentit. Deputetët demokratë por edhe ata të LSI u kanë bërë thirrje qytetarëve të futen brenda në sallën e parlamentit. Deputetja Grida Duma deklaroi para protestuesve se “salla është e juaja,dhe ju do të futeni aty, ne do të futemi patjetër”.

jashte_parlementit_e.jpg

Edhe deputeti Flamur Noka u bëri thirrje qytetarëve ndërsa u drejtua policëve hapuni.
Flamur Noka
Jemi këtu për ti thënë kësaj qeverie që nuk na përfaqëson ne se është në pushtet me paratë e drogës, nuk ka para droge që mposht revolucionin tonë. Ai paralament ëshët I krimit por i qytetarëve. U themi policëve hapuni.
Ndërkohë në sallën e parlamentit është hedhur gaz lotësjellës. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vijuar me rendin e ditës.

 brenda_parlamentit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035598278045654