Padyshim Enki, gazetarja e cila bëri shumë bujë më veshjen e saj të pazakontë në televizionin Zjarr Tv, ishte një ndër spikeret më të pazakonta në llojin e saj.
Linjat e saj, veçanërisht gjoksi, e bënë Enkin të komentohej gjerësisht nga shumë persona. Ajo ditën e sotshme na ka treguar një sekret të cilin deri më tani nuk e kishim ditur.
Gazetarja ditën e sotme ka qenë tek “Rudina”, nga ku na ka treguar për ofertën që i kishte bërë “Play Boy”. Ajo u shpreh se ishte kontaktuar nga Play Boy gjerman, ata i kishin ofruar një shumë prej 30 mijë eurosh që të pozonte për revistën me famë botërore, por Enki nuk e kishte pranuar këtë ofertë.
“Ata më ofruan 30 mijë euro ndërsa unë doja 100 mijë euro, të paktën të kisha blerë një shtëpi dhe një makinë”, është shprehur gazetarja.










28 Nov 2025 





