INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej! Pas Ledrit, Stresi gati të pajtohet edhe me Noizyn?! Ky veprim ÇUDIT fansat! [FOTO]

Nuk pritej! Pas Ledrit, Stresi gati të pajtohet edhe me Noizyn?! Ky veprim ÇUDIT fansat! [FOTO]

Publikuar më: 14:30 20-08-2019

Së fundmi Stresi na ka habitur të gjithëve me një foto që ka publikuar në Instagram. Ai është shfaqur krahë Ledri Vulës në prapaskenat e një koncerti duke lënë të kuptohet se pas shumë kohësh me konflikte, raporti mes tyre është përmirësuar. Krahas fotos Stresi ka shprehur edhe admirimin që ka për Ledrin.

“Ngjiren pas vetes, e tranojmë krejt qytetin, i madhi Ledri Vula”,-shkruan Stresi, ndërkohë që në disa video të tjera na ka treguar se udhëton me makinë duke dëgjuar këngët e Ledrit.

ledrti.jpg

 

Mirëpo siç duket Stresi e ka ndarë mendjen t’i mbyllë të gjithë konfliktet me reperët e tjerë e një ndër ta është Noizy.

Këtë ka lënë të kuptohet veprimi i fundit i Stresit i cili së fundmi ka nisur të ndjekë një faqe të Noizyt në Instagram.

Menjëherë mediat kanë nisur të aludojnë se Stresi dëshiron t'i rregullojë marrëdhëniet me Noizyn, por ndoshta mund të ketë qenë edhe një veprim të cilit s’i ka kushtuar shumë rëndësi.

arm.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035688877105713