INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk mjaftojnë çmimet e larta, anulime dhe vonesa fluturimesh në Rinas

Nuk mjaftojnë çmimet e larta, anulime dhe vonesa fluturimesh në Rinas

Publikuar më: 16:05 08-10-2018

Fluturimet nga aeroporti i Rinasit janë kthyer në stres për udhëtarët shqiptarë. Nuk mjaftojnë vetëm çmimet e kripura, por tashmë udhëtarët shqiptarë hasin dhe në anulime dhe vonesa të fluturimeve. Mësohet se disa fluturime të kompanive ajrore Albawings dhe Blue Panorama janë anuluar ose vonuar të hënën në Rinas, duke acaruar pasagjerët, të cilët kanë pritur për orë të tëra. Sipas të dhënave nga faqja zyrtare në internet e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, është anuluar fluturimi i mëngjesit i Albawings drejt Firences, ndërsa është shtyrë ai i së njëjtës kompani drejt Venecias.
Edhe fluturimi drejt Riminit, është shtyrë.
Ndërsa kaos është krijuar te pasagjerët edhe nga fluturimet e kompanisë Blue Panorama, me destinacion Xhenoan dhe Romën, të cilat janë me vonesë.

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209