INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri ironizon Thaçin: Ideja e korrigjimit të kufijve tashmë 'ka vdekur', ngushëllime!

Kryeministri ironizon Thaçin: Ideja e korrigjimit të kufijve tashmë 'ka vdekur', ngushëllime!

Publikuar më: 15:56 08-10-2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se ideja e korrigjimit të kufijve tashmë "ka vdekur" dhe u ka shprehur ngushëllime atyre që kanë pasur pretendime për ndryshim të territoreve.
“I shpreh ngushëllimet e mia për këtë ide të kufijve, pasi mendoj se ka vdekur, dhe njëkohësisht edhe përgëzime”, ka thënë ai.
Ideja për korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë është dhënë nga Presidenti Hashim Thaçi në gusht të këtij viti, ndërsa Haradinaj vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë opsion.
Ai pas dekorimit me hartën e artë për Elena Kadarenë, është shprehur optimist sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Article Logic
Execution time: 0.003309965133667