INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raca gjermane po përzihet! Gjysma e të punësuarve të rinj të huaj

Raca gjermane po përzihet! Gjysma e të punësuarve të rinj të huaj

Publikuar më: 15:28 08-10-2018

Gjermania është një nga shtetet që ndër vite ka luftuar për të mbrojtur racën. Po vitet e fundit vërehet që politikat sociale janë në nivele pozitive dhe për të huajt, ndaj pa frikë mund të themi se me këto rritme raca do përzihet, pasi në Gjermani ka mbërritur një nivel rekord punësimi i europiano-lindorëve. Në 50% të vendeve të reja të punës, punësohen të huaj, e shumica vijnë nga Polonia e Rumania. Po një pjesë e madhe vitet e fundit janë dhe shqiptarë.

Agjencia Federale e Punës, raporton se në korrik të këtij viti, numri i të punësuarve në Gjermani u rrit me 700 mijë krahasuar me një vit më parë dhe rreth 370 mijë janë të huaj.
Pjesën dërrmuese të këtyre të fundit e përbëjnë të punësuarit nga vendet lindore të BE-së. Sa iu takon shteteve jugore, niveli më i lartë i punësimit rezulton ai i qytetarëve nga Greqia, Italia, Portugalia e Spanja. Ka edhe një rritje të numrit të refugjatëve të punësuar, ndonëse kjo është në shifra më modeste.

Article Logic
Execution time: 0.0039818286895752