INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Montazh! Berisha i publikon videon Taulant Ballës me bosin e kokainës [VIDEO]

Montazh! Berisha i publikon videon Taulant Ballës me bosin e kokainës [VIDEO]

Publikuar më: 15:27 08-10-2018

Beteja me video mes opozitës dhe shumicës vazhdon. Demokratët kanë vendosur që këtë vjeshtë të sjellim me video faktet që sipas tyre i lidh eksponentët e lartë socialistë me botën e krimit. Për këtë qëllim një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto ku sipas tij shfaqej deputeti socialist Taulant Balla ‘me bosin e kokainës’ Maksim Beço të arrestuar nga policia për trafik kokaine në vitin 2015!’.
Për këtë postim të Berishës reagoi deputeti socialist Taulant Balla, i cili e cilësoj një fotomontazh duke publikuar edhe disa foto që sipas tij e vërtetojnë këtë gjë.
Pro sot Sali berisha ka vijuar me denoncimin e tij. Tashmë jo një fotografi por një video që sipas tij tregon Ballën në krah me ‘bosin e kokainës’.
Sali berisha:
“Ja dhe Taulant Bego/Jaris që betohej dje se është e montuar foto e tij me bossin e kokainës, Maksi Beço të arrestuar në vitin 2015 nga policia për kokaine! Sb”.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051