INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Emigracioni “godet” edhe në arsim e punësim. Më pak nxënës në shkolla![VIDEO]

Publikuar më: 16:21 23-08-2017

Emigracioni dhe ulja e lindshmërisë godet sërisht. Këtë herë në arsim dhe punësim, pasi numri i nxënësve që ndoqën arsimin 9-vjeçar gjatë vitit të kaluar shënoi rënien vjetore më të madhe që nga viti 1991, duke dhënë sinjale alarmi se forca e re e punës në Shqipëri do të vihet në vështirësi në dekadën në vijim. Në të gjithë vendin arsimi 9-vjecar u ndoq nga më shumë se 343 mijë nxënës në 2016 dhe në 2015 u ndoq nga 363 mijë nxënës. Pra nga afro 20 mijë më pak.
Rënia e numrit të popullsisë në moshë të re, po lidhet me dy shkaqe kryesorë, rënia e numrit të lindjeve dhe emigracioni.
Treguesit demografik të vendit po përkeqësohen nga këto shkaqe. Lindjet e popullsisë për tremujorin e parë të 2017 pasqyrojnë një rënie me 33,6%, në krahasim me tremujorin e parë 2016.
Në tremujorin e parë 2017, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron normën më të lartë në Qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 639 atë të vdekjeve.
Në qarqet Elbasan, Durrës, Dibër, Lezhë dhe Fier, shtesa natyrore është pozitive.

Article Logic
Execution time: 0.0036017894744873