INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet shqiptarja, shantazhonte ish të dashurin e saj italian. I mori 33 mijë euro

Arrestohet shqiptarja, shantazhonte ish të dashurin e saj italian. I mori 33 mijë euro

Publikuar më: 13:45 23-08-2017

Një shqiptare, e cila ishte e lidhur me një sipërmarrës italian, i ka kërkuar atij që të blinin një apartament në Shqipëri ku të jetonin së bashku. Por pasi lidhja mes tyre u ndërpre ajo vazhdonte t’i kërkonte para duke e kërcënuar se do t’i tregonte gjithçka gruas së tij. Shantazhi ka zgjatur 4 vite me radhë. Kështu, sipas mediave italiane, N.K., një shtetase shqiptare 29 vjeçare, i mori biznesmenit italian 50 vjeçar rreth 33.500 euro. Kërkesa e fundit për t’i dhënë para ishte mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, kur gruaja dhe ish i dashuri lanë takim për shkëmbimin e 10 mijë eurove në stacionin hekurudhor të Padovas. E reja shkoi në vendtakim me partnerin e saj të ri, një 41-vjeçar italian, me të cilin bashkëjeton në Conegliano (në provincën e Trevisos). Karabinierët ishin vënë në djeni për shantazhin dhe ndërhynë para se të bëhej shkëmbimi i parave, duke arrestuar shqiptaren dhe partnerin e saj. Në makinën e 29-vjeçares u gjet një shishe me spraj djegës.

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934