INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është luftë është masakër, OKB: Situata në Siri jashtë kontrollit

Nuk është luftë është masakër, OKB: Situata në Siri jashtë kontrollit

Publikuar më: 17:42 20-02-2018

Ajo çka po ndodh në Siri nuk është luftë por masakër është ky realiteti me të cilin po përballen civilët në zonat ku vijojnë pa mëshirë përballjet me forcave të Basher al-Assad dhe rebelëve.

Bombardimet e forcave qeveritare kanë vrarë gjatë orëve të fundit të paktën 100 persona mes të cilëve 20 fëmijë.

Masakra është regjistruar në zonën e Ghuta Lindore e cila është nën kontrollin e rebelëve.

Raportimet kanë dëshmuar se ndër më të goditurat kanë qënë 5 spitale të rajonit.

Një bombardim i tillë konsiderohet ndër më tragjikët që prej vitit 2013 kur nisën edhe përplasjet mes rebelëve dhe forcave qeveritare.

Mbrojtja civile siriane e njohur edhe si helmetat e Bardha kanë raportuar se bombardimet nuk kanë të sosur. Ghouta lindore është enklava e fundit pranë kryeqytetit Damask që është në duart e opozitës ndonëse forcat siriane kanë intensifikuar fushatën për të rimarrë nën kontroll zonën .

Por Duke u nisur nga bombardimet e fundit Kombet e Bashkuara u shprehën se situata po del jashtë kontrollit.

Shumë prej banorëve i frikësohen faktit se do të shndërrohen në një Alepo të dytë qytet i gjunjëzuar nga bombardimet. Muajin e ardhshëm shënohen plotë shtatë vite konflikt civil në Siri.

Me qindra e mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 5 milionë persona janë detyruar te largohen nga vendi.

Ndërkohë Turqia ka paralajmëruar qeverinë srirane që të mos ndihmojë kurdët kundër forcave turke në Sirinë veriore.

Zvkryeministri turk Bozdag u shpreh se operacionet e Turqisë po vijonë ndërsa theksoi se do të ishte një katastrofë nëse trupat siriane do të ndërhynë në mbrojtje të luftëtarëve kurdë në territorin e Afrinit.

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666