INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk është e pamundur! Nëse doni të studioni në SHBA, ambasada amerikane ka një njoftim të rëndësishëm për ju [VIDEO]

Nuk është e pamundur! Nëse doni të studioni në SHBA, ambasada amerikane ka një njoftim të rëndësishëm për ju [VIDEO]

Publikuar më: 19:19 01-11-2017

Bursat e studimit në SHBA tashmë nuk është diçka e pamundur.

Ambasada amerikane u ka njoftuar sot studentëve shqiptar të nivelit të parë, Bachelor, një mundësi burse studimi për një semestër në Amerikë.
Të interesuarit mund të aplikojnë në faqen zyrtare të programit UGRAD, ku jepen bursa për studentë nga disa vende të botës të cilat mbulojnë gjithë kostot e domosdoshme për një student, përfshirë dhe udhëtimin. Kujdes, një kusht është kthimi pas përfundimit të këtij programi në vend.
"Programi Global UGRAD është një program i financuar nga Departamentit i Shtetit i cili jep bursa për studentë të nivelit universitar në 55 vende të botës. Studentët caktohen në kolegje dhe universitete në të gjithë Amerikën, ku marrin pjesë në një semestër të nivelit parauniversitar pa diplomë. Bursa mbulon udhëtimin, shkollimin, dhomën, siguracionin për aksidente/sëmundje, një pagesë të vogël mujore, dhe shpenzime për libra.
Pjesëmarrësit jetojnë në konvikt me bashkëmoshatarët e tyre amerikanë ose në banesa me familje amerikane. Global UGRAD është një program shkëmbimi i pavarur, i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan", shkruhet në faqen zyrtare.
Çdo student shqiptar mbi 18 vjeç që ka përfunduar vitin e parë të studimeve dhe është aktualisht i regjistruar në një universitet të akredituar dhe që përmbush kushtet për vizë amerikane, mund të aplikojë. Kushdo mund të shfletojë faqen e Ambasadës Amerikane nëse i tërheq një program studimi jashtë Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0059571266174316