INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e prisnim! Dafina Zeqiri i zë vendin Encës në OTR?! [FOTO]

Nuk e prisnim! Dafina Zeqiri i zë vendin Encës në OTR?! [FOTO]

Publikuar më: 21:21 15-11-2017

Noizy dhe Dafina janë dy nga këngëtarët më të mirë shqiptarë, suksesi i të cilëve është ndërkombëtarizuar. Më parë nuk kishin ndonjë marrëdhënie për t’u admiruar, pasi Noizy ishte në konflikt me Ledrin dhe ky i fundit ishte në një lidhje me Dafinën, por siç duket çdo gjë është normalizuar dhe të gjithë u habitëm kur kemi parë Duffyen dhe ZinZin në të njejtin koncert në Durrës e jo vetëm.
Por reperi i njohur dhe Dafina do përformojnë sërish bashkë, mirëpo këtë herë shumë milje larg, pikërisht në Detroit.
Ajo që na bëri përshtypje ishte pikërisht baneri që ishte vendosur për eventin që do të mbajnë bashkë. “The king and the queen” shkruhet aty duke ju referuar Noizyt dhe Duffy-t. Mirëpo kjo është një pjesë teksti e këngës “Bow Down”, hitit të Noizyt dhe Encës, frazë të cilën ata e përdornin shpesh.

bole.jpg

 

Me siguri Encës duhet t’i ketë djegur që Noizy e ka zëvendësuar shumë shpejt me Dafinën.

Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592