INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk e dimë nëse Kanye ka luajtur nga mendorja, por Kim Kardashian dëshiron ta mbyllë në spital psikiatrik?

Nuk e dimë nëse Kanye ka luajtur nga mendorja, por Kim Kardashian dëshiron ta mbyllë në spital psikiatrik?

Publikuar më: 13:27 21-07-2020

Kanye West gjatë fjalimit të tij të parë në Karolinën e Jugut ka treguar se ai dhe Kim Kardashian kanë dashur të abortonin vajzën e tyre North që tani është 7 vjeçe.

“Unë gati vrava vajzën time. E dashura ime më telefonoi duke bërtitur dhe tha ‘Unë jam shtatzënë’. Ajo po qante”, u shpreh reperi në fjalën e tij gjatë tubimit të parë presidencial.

West zbuloi se ata vendosën ta sillnin në jetë North pasi mori një mesazh nga Zoti teksa po punonte në laptopin e tij në Paris. Ndërkohë që Kim po mbante pilulat në dorë, ai pa në ekranin e laptopit një fushë bardh e zi ku shkruante “Nëse tallesh me vizionin tim, unë do të tallem me tëndin”.

Gjithashtu Kanye West i ka shokuar të gjithë me disa postime që ka bërë në “Twitter”. Ai ka shkruar se Kim po përpiqet ta mbyllë në një spital psikiatrik dhe se ajo është përpjekur të sillte një mjek në shtëpi.

“Kim u përpoq të fluturonte në Wyoming me një doktor për të më mbyllur si në filmin “Get Out” sepse unë qava pasi shpëtova jetën e vajzës time dje”, shkruan West.

Ndër të tjera, ai i është drejtuar dhe vjehrrës së tij, Kris Jenner. Ajo çfarë kuptohej në mesazh ishte se vetë nëna e Kimit, Kris Jenner, fshihet pas publikimit të videos me pullë të kuqe që i është postuar së bijës.

43-vjeçari ka dhënë dhe disa deklarata të tjera të frikshme dhe burime të ndryshme janë shprehur se anëtarët e familjes Kardashian janë mjaft të shqetësuar për sjelljen e Kanye.

Ai i ështe referuar edhe liderit të ndjerë të Afrikës së Jugut Nelson Mandela, i cili kaloi 27 vjet në burg për tradhti para se të bëhej presidenti i parë me ngjyrë i vendit: “Nëse unë mbyllem si Mandela ju të gjithë do ta dini pse”, ka shkruar Ëest.

Vetëm pak ditë më parë u tha se Kanye vuan nga probleme të shëndetit mendor.

shia.png

 

detq.png

Article Logic
Execution time: 0.0030138492584229