INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është ndarë nga Kanye West? Kim Kardashian reagon publikisht

Është ndarë nga Kanye West? Kim Kardashian reagon publikisht

Publikuar më: 12:31 30-06-2020

Kim Kardashian i ka dhënë fund zërave për divorc. Ajo ka hedhur në Instagram disa foto, ku shfaqet me bashkëshortin Kanye West.

Çifti duken shumë të lumtur dhe të dashuruar pranë njër-tjetrit. Sipas mediave të huaja, më herët sherri mes tyre ka nisur gjatë karantinës, pasi Kim ankohej se Kanye nuk po e ndihmonte me fëmijët.

Kim ishte shprehur e revoltuar dhe se ndihej tejet e lodhur dhe e mbingarkuar, pasi gjatë asaj periudhe ajo nuk kishte mundësi që të punësonte një dado për fëmijët për shkak të distancimit social.

Kardashian dhe West janë të martuar prej 6 vitesh dhe kanë 4 fëmijë. 

 

View this post on Instagram

Happy Sunday

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768