INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi i njohur ende në burgun e Suedisë, presidenti Trump dhe Kim Kardashian i dalin në mbrojtje [FOTO]

Reperi i njohur ende në burgun e Suedisë, presidenti Trump dhe Kim Kardashian i dalin në mbrojtje [FOTO]

Publikuar më: 11:33 19-07-2019

Reperi i njohur Asap Rocky është një ndër reperët më të famshëm në mbarë botën ku këngët e tij janë shumë të dëgjuara jo vetëm nga njerëzit por ato i dëgjojmë edhe nëpër party të ndryshme.

Reperi ka qenë i lidhur edhe me modelen e njohur Kendall Jenner, të cilët para disa muajsh i dhanë fund lidhjes së tyre.

kendall-jenner-asap-rocky-5939811b-b11a-40e0-90b1-2e896b6c2543_1.jpg

Reperi u arrestua në Stokholm me 3 korrik, me dyshim për sulm fizik pas një grindje midis rrethit të tij dhe një njeriu tjetër.

PRC_74006288.jpg

Kim Kardashian dhe KanyeWest kanë thënë se Donald Trump është duke ndihmuar në lirimin e reperit A$AP Rocky.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe kësaj radhe e ka mbështetur Kim Kardashian në fushatën që e ka përkrahur edhe ajo për ta liruar A$AP Rocky nga burgu në Suedi.

Reperi kishte theksuar se ishte duke u përballur me kushte “çnjerëzore” në burg, duke nxitur një numër të madh të politikanëve, muzikantëve e fytyrave të njohura që të protestojnë për lirimin e tij.

Kanye me sa duket e inkurajoi Kim-in të shkonte tek dhëndri i Presidentit, këshilltar i lartë Jared Kushner, për ndihmë. Kim, e cila po përgatitet të jetë avokate, tashmë ka marrëdhënie me Kushnerin për shkak të punës së saj të mëparshme në reformën e drejtësisë penale.

Kushner supozohet se ka sjellë situatën e A$AP në vëmendjen e Trump.

Ky rast ka marrë edhe vëmendjen e presidentit Trump, dhe me sa duket se së shpejti do të ketë një zgjidhje përfundimtare për reperin e arrestuar.

kanye-kim-trump-asap-rocky.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162