INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Janë ndarë, por ish bashkëshorti i Adrolës me një EMOJI ai na tregoi se çfarë mendimi ka për të! [FOTO]

Janë ndarë, por ish bashkëshorti i Adrolës me një EMOJI ai na tregoi se çfarë mendimi ka për të! [FOTO]

Publikuar më: 11:22 19-07-2019

Ajo është cilësuar si femra më e bukur shqiptare dhe është padiskutim një prej femrave të më suksesshme, karriera e së cilës vijon në SHBA. Në vitin 2012 ajo mori kurorën e më të bukurës duke u zgjedhur Miss Universe dhe që prej asaj kohe karriera e saj ka njohur vetëm suksese.

Modelja shqiptare Adrola Dushi pranoi disa muaj më parë lajmin se është divorcuar nga bashkëshorti i saj Adis Patushi. Ajo është shprehur se ndarja ishte tërësisht paqësore dhe janë gjithmonë bashkë, kur bëhet fjalë për vogëlushin e tyre, Troi.

Se si është marrëdhënia e tyre pas ndarjes shihet fare mirë edhe në rrjetet sociale. Adrola ka publikuar një foto në Instagram ku duket shumë bukur (gjithmonë duket bukur) dhe krahas shumë komenteve, na tërhoqi vëmendjen komenti i ish-bashkëshortit të saj.

Adisi komentoi disa emoji si për të treguar që Adrola duket shumë simpatike dhe me një emoji nënkuptoi që modelja shqiptare është “numri 1”.

Sigurisht që ajo nuk mund të mos ia kthente dhe shkroi: “Mami Toit”, ndërkohë që Adisi vazhdoi ta quante “numri 1”.

balla.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033588409423828