INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adrola Dushi habit me deklaratën e saj: E kam ëndërr, dua të kem 10 fëmijë… [FOTO]

Adrola Dushi habit me deklaratën e saj: E kam ëndërr, dua të kem 10 fëmijë… [FOTO]

Publikuar më: 10:22 14-07-2019

Adrola Dushi është një prej modeleve shqiptare më të suksesshme, e cila prej vitesh po e zhvillon karrierën e saj SHBA. Në vitin 2012 ajo mori kurorën e më të bukurës duke u zgjedhur Miss Universe dhe që prej asaj kohe karriera e saj ka njohur vetëm suksese.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme si nga jeta e saj profesioanle po ashtu dhe nga ajo private.

Në një intervistë për "Prive", modelja ka zbuluar 10 gjëra që nuk i dinim për të e një prej tyre kishte të bënte me ëndrrën e saj më të madhe.

Adrola u shpreh se dëshiron të ketë 10 fëmijë sepse i do shumë ata dhe tregoi që ka një marrëdhënie shumë të bukur me të birin Troi.

"E kam ëndërr që një ditë kur të jem e stabilizuar, se tani nuk jam më e stabilizuar me jetën time, të kem sa më shumë fëmijë, një skuadër futbolli, 10 fëmijë dua të kem dhe shpresoj t'i kem, dasht Zoti"- është shprehur Adrola.

640-0-5d2a35fdb3abb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037441253662109