INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme! Aktorja e njohur amerikane nuk ka patur asnjë takim me meshkuj prej 35 vitesh [FOTO]

E pabesueshme! Aktorja e njohur amerikane nuk ka patur asnjë takim me meshkuj prej 35 vitesh [FOTO]

Publikuar më: 10:03 14-07-2019

Aktorja e njohur amerikane e që ka luajtur filma shumë të famshëm, Diane Keaton në një intervistë për revistën "InStyle", ka treguar se nuk ka dalë me asnjë mashkull për 35 vjet.

Kur u pyet nëse meshkujt e ftojnë për t'u takuar, aktorja 73-vjeçare u përgjigj:

"Kurrë, ok? Le ta sqarojmë se është e rëndësishme. Nuk kam qenë në një takim prej 35 vitesh. Asnjë takim"- është shprehur aktorja.

Diane nuk është martuar kurrë pavarësisht se ka qenë në lidhje dikur me Woody Allen, Jack Nicholson, Warren Beatty dhe Al Pacino.

Ajo tregoi se vitet e fundit, meshkujt i ka pasur vetëm miq.

"Kam shumë shokë, por nuk dal në takime. Jo puthje"- është shprehur Diane.

gettyimages-694231272.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391