INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjolla Morina dedikim prekës për ditëlindjen e së bijës, por nuk harron të ironizojë gojët e liga që e akuzojnë për ndërhyrjet [FOTO]

Fjolla Morina dedikim prekës për ditëlindjen e së bijës, por nuk harron të ironizojë gojët e liga që e akuzojnë për ndërhyrjet [FOTO]

Publikuar më: 09:42 14-07-2019

Fjolla Morina vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të dashura dhe të komentuara në media dhe rrjete sociale, sidomos për jetën private, po ashtu edhe për linjat e saj trupore e sharmin që e karakterizon.

Dita e sotme është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren, për arsye sepse sot personi më i rëndësishëm për të feston ditëlindjen dhe e kemi fjalën për vajzën e saj, Lediana, e cila mbush 16 vjeç dhe Fjolla ka zgjedhur ta urojë publikisht përmes llogarisë së saj të Instagramit.

fjolla3.jpg

Përveçse urimit të saj për ditëlindjen e vajzës, këngëtarja është bërë gjithashtu nostalgjike duke postuar një foto para 16 viteve ku në të shihen Fjolla vetë bashkë me vajzën e saj Lediana.

Krahas fotos ajo shkruan fjalët prekëse dedikuar së bijës dhe nuk harron të bëjë pak autoironi, e cila shpesh është akuzuar për ndërhyrje kirurgjikale por me anë të këtij postimi ajo e ka bërë lëvizjen e rradhës për të gjithë ata që e akuzojnë:

“Unë nuk ta them shpesh këtë, por sot është dita e përkryer për të të bërë të ditur se çfarë dhuratë e çmuar je për mua. Jam krenare për vajzën time. Ti je dhurata e parë, drita e syve të mi. Ti je ajo që për herë të parë dëgjova të më thotë mam. Qofsh e pastër si uji, e dashur si zemra dhe e bukur si dielli. Gëzuar ditëlindjen Lediana, mami të do shumë. 16 vite më parë. Pa grim. Bukuri natyrale se ska pas atëher kurrgjo”- ka shkruar këngëtarja, Fjolla Morina.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030820369720459