INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk mund ti rezistonte dot, Emina Cunmulaj kërcen valle shqiptare në mes të Greqisë [VIDEO]

Nuk mund ti rezistonte dot, Emina Cunmulaj kërcen valle shqiptare në mes të Greqisë [VIDEO]

Publikuar më: 09:11 14-07-2019

Emina Cunmulaj është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme në botë. Ajo është gjithmonë në vëmendjen e mediave dhe shpesh është komentuar për karakterin e saj pa komplekse, gjithashtu dallohet edhe për zemrën e madhe që ka.

Gjestet humane që ajo bën me familjet e varfra që jetojnë në zona rurale është në fakt një shembull që duhet të merret nga kushdo që ka kushte të mira ekonomike.

Është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit jetën e saj të përditshmërisë private ku shpesh në qendër të vëmendjes janë fëmijët e saj, Ella dhe Mia.

Së fundmi, Emine ka zgjedhur prej disa ditësh që të pushojë në shtetin e Greqisë së bashku me familjen e saj.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka festuar në një nga restorantet më të famshme në Greqi, ku të pranishmit ndiqnin traditën greke duke thyer pjata në tokë.

Si gjithmonë, të gjithë e dimë që modelja është shumë atdhetare kur bëhet fjalë për shtetin tonë Shqipëri e cila nuk ka nguruar aspak që t’i tregojë të pranishmëve edhe traditën shqiptare dhe ka nisur të kërcejë një këngë shqip ku përmendet dhe emri i saj.

Por kësaj kënge shqip nuk i kanë rezistuar dot as stafi I restorantit grek të cilët i janë bashkuar kërcimit të Emines duke nisur të kërcejnë së bashku këtë këngë shqiptare në mes të Greqisë.

 

67265129_129364518284877_3542517587685699878_n from sonila on Vimeo.

 

67198662_3134567609901909_4035972981799602648_n from sonila on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0024960041046143