INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do divorcohen? Kanye West çuditi rrjetin me deklaratat e tij, reagon Kim Kardashian: Vuan nga...

Do divorcohen? Kanye West çuditi rrjetin me deklaratat e tij, reagon Kim Kardashian: Vuan nga...

Publikuar më: 12:31 22-07-2020

Kanye West ka vijuar me rrëfimet e tij shokuese në “Twitter”. Reperi i njohur ka zbuluar së fundmi se para dy vitesh ka dashur që të divorcohej nga bashkëshortja e tij, Kim Kardashian. Kandidati për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkroi të “Twitter” se ka dashur ta divorcojë bashkëshorten, që kur ajo u takua me ish-in e Nicky Minaj për të folur për reformën në drejtësinë penale.

“Unë jam përpjekur të divorcohem që kur Kim u takua me Meek në Warldolf për “reformën e burgut”, u shpreh ai duke iu referuar kohës kur ish-i Nicky Minaj dhe Kim u bashkuan për të folur në Samitin inaugurues të Reformës në Drejtësinë Penale në Los Angeles në nëntor 2018.

Madje Kanye nuk e ka lënë me kaq. Pasi babai i katër fëmijëve me Kim, akuzoi edhe vjehrrën Kris Jenner për “supremaci të bardhësh”, ndërsa ndau mesazhet private që i kishte dërguar asaj, ku i kërkonte që të flisnin ose ndryshe do t’i shpallte luftë.

Këto deklarata shokuese për publikun, vijnë pas komenteve të çuditshme të bëra nga West ditët e fundit, i cili zbuloi gjithashtu se Kim e kishte konsideruar të abortonte vajzën e tyre North, e cila tani është 7 vjeçe.

Burime për “People” kanë treguar se Kim është shumë e shqetësuar për Kanye-n, pasi dyshon se ai vuan nga bipolariteti. “Ka dashur ta ndihmojë shumë Kanye-n, të qetësohet dhe të kontrollojë reagimet e tij në publik. Familja beson se West vuan nga bipolariteti. Ai nuk dëshiron të marrë mjekime sepse mendon se ato i ulin kreativitetin, megjithatë ajo që ka pohuar për vajzën e tij, North i ka shokuar të gjithë.
Kim ka punuar shumë për ta ndihmuar dhe nuk do ta lejojë West t’ia bëjë këtë fëmijëve të tyre”, kanë treguar burimet.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105