INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta aktori i njohur i kinematografisë shqiptare!

Ndahet nga jeta aktori i njohur i kinematografisë shqiptare!

Publikuar më: 17:28 21-07-2020

Ka ndërruar jetë aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Fuat Boçi.

Boçi mbylli sytë përgjithmonë në moshën 89-vjeçare në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit dhe do të përcillet për në banesën e fundit këtë të martë në orën 12:00.

I lindur në Voshtinë në vitin 1931, Boçi kishte një karrierë të pasur në teatrin e Bylisit në Fier. Ai është aktor themelues i Estradës së Fierit, më 1957.

Rrugën e artit e nisi qysh në moshë të re me pasion e dashuri. Nga elektricist, kino-mekanik, ai u bë edhe artist. Teksa nga një artist amator, më pas ai arriti majat e larta si profesionist në teatrin “Bylis” të Fierit.

Ai do të mbahet mend për rolet më të spikatura në kinëmatografinë shqiptare, nga Lipe Shtogu, te Belul Gjeraqina apo Llazi. Të gjithë shqiptarët e kanë parë edhe skeçin e njohur “Doni më për Belulin?” të luajtur me aq mjeshtëri nga aktori.

Për punën e tij të palodhshme Fuat Boçi ka marrë titujt “Artist i Merituar” dhe “Qytetar Nderi” i qytetit të Fierit.

g8.jpgmaxresdefault-3.jpgg5-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104