INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni sa ka qenë pesha maksimale e Erik Fullanit, mësoni si ia doli ta humbasë atë

Nuk do ta besoni sa ka qenë pesha maksimale e Erik Fullanit, mësoni si ia doli ta humbasë atë

Publikuar më: 19:41 19-12-2017

Erik Fullani është një nga personazhet më të përfolur në rrjetet sociale, jo vetëm si djali i Ardian Fullanit, ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, por për shumë persona duhet marrë shembull. Pse? Sepse ia ka dalë të humbasë shumë peshë në një kohë të shkurtër. Erik Fullani ka qenë i ftuari i radhës i puntatës së sotme të emisionit ‘’Rudina’’. Ai ka treguar më shumë për jetën e tij dhe sipërmarrjen e tij të re, një restorant për të cilin është kujdesur vetë për çdo detaj. Gjatë bashkëbisedimit të tij me moderatoren ai ka treguar edhe emrin e së dashurës , e cila quhet Maria Chiara, emrin e së cilës ia ka vendosur edhe në pice speciale në restorantin e tij.
Eriku rrëfeu gjithashtu se si ia doli të humbasë peshë. Ai zbuloi për herë të parë sot në emision se pesha e tij maksimale ka arritur në 178 kilogramë, por shtoi se tashmë gjithçka ka ndryshuar.

“Mënyra e jetesës ka qenë problemi i mbipeshës simë, oraret e çrregullta të gjumit dhe të ngënit jasht. Unë se kam thënë kurrë, por maksimumi i peshës sime ka qenë 178 kile, ndërkohë që jam 1.90 i gjatë. Jeta ime tani ka ndryshuar. Nisma për të humbur peshë ka nisur nga një debat në familje ku unë shprehesha se mund të bëj gjithçka për familjen. Dhe ata më kërkuan të bie në peshë dhe kështu fillova. Unë tani jam 90 kile dhe jeta ime ka ndryshuar shumë. Tani ndihem shumë më mirë, rrobat më rrinë më mirë dhe bëj fotografi. Mbipesha më ka bërë të ndihem keq që i vogël. Pesha merret shumë kollaj, por rikthimi i peshës është e vetmja gjë që më tremb dhe tani kam një regjim. Unë s’dua të jap këshilla se njërëzit që më jepnin këshilla mua kur isha i shëndoshë i merja inat”, tha Fullani.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605