INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni deri në çfarë moshe ka fjetur Bes Kallaku me “Ijen” [FOTO]

Nuk do ta besoni deri në çfarë moshe ka fjetur Bes Kallaku me “Ijen” [FOTO]

Publikuar më: 21:50 21-11-2017

Bes Kallaku është një ndër aktorët e humorit më të preferuar në vend. Ai ishte i ftuar në emisionin “Ditë e re”, ku foli rreth projekteve të tij më të reja, jetës private si dhe ka zbuluar një detaj shumë interesant. Me siguri shumë prej nesh e dinim që “Ija” është mamaja e Besit deri në momentin kur ai njoftoi të gjithë se ajo është gjyshja. Mes shumë pyetjesh te emisioni në “Ora News” Besi tha se deri në moshën 21-vjeçare ka fjetur me Ijen.
“Mua më ka rritur Ija pasi prindërit ishin në Has të Kukësit. Kur kam mbaruar gjimnazin dhe në kohën që isha në Portokalli, deri 21-22 vjeç kam qëndruar në Bubq. Tek shpia kishim sobën dhe për të fjetur me Ijen tek soba hapnim divanin. Unë flija nga ana e murit, ndërsa Ija nga krahu tjetër. Sapo të lëvizte njëri, divani lëvizte ndaj Ija gjithmonë u zgjonte mbi shpinën time.”-ka rrëfyer aktori.

ora.png

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877