INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni cila është arsyeja e vërtetë pse Top Channel përzuri Jonida Shehun

Nuk do ta besoni cila është arsyeja e vërtetë pse Top Channel përzuri Jonida Shehun

Publikuar më: 21:47 23-10-2017

Jonida Shehu, moderatorja e emisionit të “Pasdite në Top Channel” u largua nga ky televizion, ndërsa vetë produksioni e konfirmoi diçka të tillë. Mirëpo, arsyeja e vërtetë e largimit nuk duket të ketë qenë fakti se Jonidës “i shkrepi në mendje” krejt papritur. Arsyeja kryesore e kësaj përplasje lidhet me një incident gjatë emisionit të datës 11 tetor, kur e ftuar në studio ishte Rezarta Shkurta.

Burime të Lapsi.al thonë se incidenti ndodhi për shkak të një kronike brenda emisionit për biznesin “Hera” të Rezarta Shkurtës.
Sipas drejtuesve të Top Channel kjo kronikë ishte konsideruar publicitet, për të cilën Rezarta Shkurta duhej të paguante. Në këto kushte, zyra e financës në Top Channel e ka gjobitur me 1.500 Euro Jonida Shehun.
Moderatorja nuk ka pranuar ta paguajë gjobën duke vendosur të largohet përfundimisht nga ky televizion. Në reagimin e televizionit thuhet se shkak i ndërprerjes së kontratës ka qenë sjellja aspak profesionale e Jonida Shehut dhe braktisja në mënyrë të papritur e emisionit.

Në njoftimin e televizionit thuhet:
Për këtë zyra ligjore e Top Channel do të ndërmarrë të gjitha rrugët ligjore në raport me Znj.Shehu, duke shtuar pas qëndrimit të saj në media edhe kërkesën për dëmshpërblim për prishje të imazhit të Top Channel”.
Jonida është shprehur:
U ndjeva e papërshtatshme për të vazhduar punën aty. Ky vendim është i pakthyeshëm”.
Ndërkohë, nga sot e në vijim, drejtuesja e emisionit të pasdites do të jetë spikerja e lajmeve Juli Kristafi.

Article Logic
Execution time: 0.0039041042327881