INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nostalgji? Pas konfliktit të bujshëm, ENCA habit me postimin në lidhje me NOIZYN

Nostalgji? Pas konfliktit të bujshëm, ENCA habit me postimin në lidhje me NOIZYN

Publikuar më: 12:31 10-06-2024

Bashkëpunimet e dyshes Noizy dhe Enca shkaktuan bujë disa vite më parë në show bizz-in shqiptar. Në vitin 2017 dyshja i dha fund miqësisë së tyre dhe që prej asaj kohe nuk janë parë më bashkë, në asnjë bashkëpunim apo diçka tjetër.

Mirëpo këngëtarja Enca ditën e sotme ka ardhur me një postim të papritur në llogarinë e saj personale në “Instagram” teksa ka shpërndarë një prej bashkëpunimeve të saj me rap-artistin shqiptar, por jo më kot. Kjo pasi kënga e tyre me titull “Ata nuk e dinë” sot bën plot 10 vite që nga lancimi i saj në treg.

Por a tregon kjo një shenjë se marrëdhënia mes tyre është rregulluar dhe çdo keqkuptim apo marrëveshje është lënë në të shkuarën? Mbetet për t’u parë…

-640-0-6665f2a128fac.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115