INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy thotë “sexy si Nora, e bukur si Era” në këngën e tij të re, ja si reagojnë motrat Istrefi [FOTO]

Noizy thotë “sexy si Nora, e bukur si Era” në këngën e tij të re, ja si reagojnë motrat Istrefi [FOTO]

Publikuar më: 00:27 22-12-2017

Ashtu siç kishte bërë të ditur edhe më parë, Noizy ka publikuar klipin e tij më të ri të titulluar “Bora”. Vajza seksi, makina, bizhuteri floriri dhe… luks – janë këto detajet që videoklipi i ri ofron për të gjithë fansat e reperit të mirënjohur. Ama, ajo që dallohet është refreni i këngës ku ai përmend këngëtaret e njohura si Nora e Era Istrefi dhe Rita Ora.  ‘Sexy si Nora, e bukur si Era’ – thotë Noizy dhe siç duket, ky krahasim i ka pëlqyer goxha këngëtares Nora Istrefi.
Ajo e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale gjithë tekstin e këngës duke e vënë në fokus rreshtin ku përmendet vetë.

NORINTA.jpg


Para pak kohësh është përfolur për një projekt të mundshem mes dy artistëve dhe neve do na pëlqente diçka e tillë.
Por pas Norës, ka reaguar edhe motra e saj Era Istrefi e cila gjithashtu përmendet në tekst. Ajo ka publikuar dy video në instastory ku shihet Noizy duke kënduar refrenin dhe Era në njërën shkruan: “ay ay ay” dhe në tjetrën: “say my name”(thuaj emrin tim).

collagestr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0043070316314697