Murgeshat e një manastiri në Kaliforni fitojnë rreth 1 mln dollarë në vit nga shitja e kanabisit. Lënda narkotike e shitur prej motrave ndihmon në trajtimin e njerëzve me probleme shëndetësore ose që kanë varësi prej saj.
“Ne kurojmë njerëz nga varësia e drogës dhe suksesi është 100% i sigurt. Kemi punuar me tetë njerëz që ishin të varur nga alkooli, duhani apo metadoni dhe gjithë u bënë më mirë”, tha motra Kate, e cila dikur punonte si një ekzekutive e lartë në një kompani fluturimi, përpara se të kthehej në bujqësi.
Murgeshat gjithashtu përdorin CBD - një përbërës aktiv që rrjedh nga kanabisi - për të trajtuar gjithçka nga epilepsia tek kanceri.
\"Gradualisht bota po fillon të hapë idenë e kanabisit si ilaç, në vend që ta trajtojë atë si një ilaç të rrezikshëm\" shprehen murgeshat.
![Njihuni me murgeshat ‘gazmore’, fitojnë 1 mln dollarë në vit nga shitja e kanabisit [FOTO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/6f5129e1e9d7733684275c62c121735e_L.jpg)