INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pashkë të përgjakura në Sri Lanka, mbi 100 të vrarë e 500 të plagosur

Pashkë të përgjakura në Sri Lanka, mbi 100 të vrarë e 500 të plagosur

Publikuar më: 09:21 21-04-2019

Përgjaken Pashkët në Sri Lanka.

Tre kisha dhe tre hotele me pesë yje janë goditur nga shpërthimet. Sipas raportimeve thuhet se janë vrarë 100 vetë dhe plagosur mbi 500 të tjerë.

Shpërthimet e kishave thuhet se ndodhën gjatë shërbimeve të Pashkëve dhe në mesin e viktimave mund të ketë edhe turistë. Imazhet grafike dhe pamjet e ndara në mediet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit pas shpërthimeve vdekjeprurëse të mëngjesit të sotëm.

Tre hotele me pesë yje thuhet se janë goditur nga shpërthimet; ‘Shangrila’, ‘Cinnamon Grand’ dhe ‘Kingsbury’.

Kryeministri i Sri Lanka, Ranil Wickremesinghe do të zhvillojë një takim urgjent për të kuptuar më shumë për atë çka ndodhi.

Article Logic
Execution time: 0.0038681030273438