INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kujt ja merret mendja që HASHASHI i blerë në rrugë përmban jashtëqitje! E vërteton studimi

E kujt ja merret mendja që HASHASHI i blerë në rrugë përmban jashtëqitje! E vërteton studimi

Publikuar më: 13:28 10-04-2019

Hashashi i blerë në rrugë është aq i rrezikshmë sa në Madrid rreth 90% e mostrave të blera në rrugë kishin gjurmë të feçes njerëzore, por dhe të disa ndotësve të tjerë që e bëjnë substancën të papërshtatshme për konsum njerëzor. Kjo u publikua nga një ekip kërkimor spanjoll i udhëhequr nga studiues të Universitetit të Alfonso X el Sabio në Madrid, i cili bashkëpunoi me kolegë nga Departamenti i Anatomisë dhe Embryologjisë së Universitetit Complutense. Këto rezultate janë gjithashtu interesante për vendet e tjera, pasi droga e shitur në Spanjë vjen kryesisht nga jashtë. Gjatë 12 muaj ekspertët blenë 90 mostra hashashi. 60 mostra iu nënshtruan analizës së aromës dhe ndotjes, përfshi origjinën sintetike dhe mikrobiologjike, 30 të tjerat u testuan për praninë e Escherichia coli, një bakter që normalisht jeton në zorrët tona, por që herë pas here mund të shndërrohet në një patogjen të rrezikshëm, veçanërisht për shkak se ai tregon shenja të rezistencës antibiotike. Në disa nga rastet kontaminimi i gjurmëve të fekaleve të zbuluara ishte qindra herë më i madh se kufijtë e lejuar nga ligji për frutat në Evropë dhe për kanabisin nëSHBA. 40 për qind e mostrave të kontaminuara me Escherichia coli, kishin erë të jashtëqitjes njerëzore.

Article Logic
Execution time: 0.003244161605835