INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kultivonte kanabis banesë, gjykata angleze dënon shqiptarin

Kultivonte kanabis banesë, gjykata angleze dënon shqiptarin

Publikuar më: 19:21 07-01-2019

Një 39-vjeçar shqiptar i cili akuzohet për kultivim dhe rritje kanabisi në një shtëpi në Gloucester në Angli, u dënua me një vit burg nga gjykata. Për Shpëtim Hysenlikaj, i cili qëndronte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar gjykata vendosi edhe dëbimin e tij nga vendi.  Prokurori i çështjes Brendan Moorhouse tha se, “Çdo dhomë e shtëpisë ishte konvertuat për rritjen e kanabisit”. Ai u ndalua më 30 nëntor të vitit të kaluar. Policia kishte sekuestruar gjithsej 166 bimë kanabisi në faza të ndryshme të rritjes. Policia vlerësoi se nga shitja e lëndës narkotike do të përfitohej një vlerë prej 132,720 euro”. Ndërsa në gjykatë u tha së Hysenlikaj ishte thjesht një  “kopshtar” dhe nuk kishte një rol kyç.

shqiptari.jpg

Avokati mbrojtësi 39-vjeçarit tha se si mbërriti në Britani verën ekaluar. Ai nuk kishte mundësi të punësohej. Në këto kushte ai nuk kishte mundësi të mbulonte shpenzimet e jetesës. Për këtë arsye ai u detyruar që të punonte aty dhe të siguronte një strehë. “Anëtarë të tjerë të komunitetit shqiptar e shfrytëzuan. Duke qenë në një situatë të vështirë, ai ishte përdorur”-tha avokati mbrojtës. Por gjykatësi nuk ishte dakord me palën mbrojtëse. Ai deklaroi se pas përfundimit të dënimit shqiptari do të dëbohet nga Britania si një kriminel i huaj.

Article Logic
Execution time: 0.0039958953857422