INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me ''Miss Shqipëria 2019'', bukuroshen që tërhoqi edhe vëmendjen e Butrint Imerit [FOTO]

Njihuni me ''Miss Shqipëria 2019'', bukuroshen që tërhoqi edhe vëmendjen e Butrint Imerit [FOTO]

Publikuar më: 14:59 08-07-2019

Mbrëmjen e së shtunës është shpallur Miss Shqipëria 2019 dhe kurorën si femra më e bukur shqiptare e ka rrëmbyer Klea Bushi.

Konkursi është mbajtur në kalanë e Libohovës ku morën pjesë shumë vajza bukuroshe, por në fund triumfoi Klea e cila mori kurorë nga Miss Shqipëria 2018-, Alba Bajrami.

Sigurisht që gëzimi për këtë fitore ishte shumë i madh dhe në një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, Klea është shprehur e lumtur për fitoren.

“Jam me fat dhe krenare që do mbaj kurorën e vendit tim. Është një ëndërr e realizuar”, ka shkruar bukuroshja.

mihal.jpg

 

23 vjeçarja, jeton në Itali me familjen prej prej 22 vitesh, aktualisht në Milano, ku ka përfunduar studimet në degën e marketingut. Kjo nuk është dalja e saj e parë publike, pasi Klea prej disa vitesh është modele dhe pjesëmarrëse në disa videoklipe të artistëve shqiptarë, ku më i fundit ishte ai i Butrint Imerit “Hajt hajt”.

tint.jpg

 

hujt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039608478546143