INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me mënyrën dhe shkaqet për të cilat Majlind Lila vrau prindërit e bashkëjetueses

Njihuni me mënyrën dhe shkaqet për të cilat Majlind Lila vrau prindërit e bashkëjetueses

Publikuar më: 11:42 14-01-2019

Çifti Mata është vrarë sot nga dhëndri. Mësohet se vjehrri Bujar Mata u vrara në dhomën e ndenjes, ndërsa bashkëshortja e tij në korridor. Ajo tentoi t’i largohej vrasësit, por nuk ja doli dot. Ai ju ka marrë jetën duke përdorur një armë.

Sipas kqyrjes paraprake të policisë vetë autori i krimit është hedhur nga dritarja e banesës private dhe më pas i dhe fund dhe jetës së tij. Ai u dërgua në spital dhe aty ndërroi menjëherë jetën. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur ngjarjen. Gjatë kqyrjes paraprake të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur tre gëzhoja. 52-vjeçari, Majlind Lila kishte bashkëjetuar me Nevilën në Suedi dhe kishte një vajzë për të, por nukkishte bërë celebrime me të. Ai ka qënë disa herë në Suedi. Dyshohet se vrasja në zonën e Unazës së Re ka ndodhur pasi ai i kishte kërkuar Nevilës që të kthehej në Shqipëri me të. Mospranimi nga ana e saj dyshohohet se ka sjellë edhe konfliktin me prindërit e të resë, që i ka sjellë edhe vdekjen. Mendohet se çifti ishte duke ndërprerë marrëdhënien. Për fat Nevila dhe vajza nuk ndodheshin në banesë në momentin e krimit të trefishtë.

Article Logic
Execution time: 0.0030889511108398