INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tension tek Unaza e Madhe. Opozita bën thirrje për ‘jelekë të verdhë’ kundër qeverisë

Tension tek Unaza e Madhe. Opozita bën thirrje për ‘jelekë të verdhë’ kundër qeverisë

Publikuar më: 14:33 04-12-2018

Është tensionuar situata në Unazën e re, aty ku pritet të ndërtohet një tjetër segment i Unazës së madhe. Strukturat shtetërore kanë prishur godinën e parë pranë rreth rrotullimit të Doganës në Tiranë ende pa gjetur konsensusin me banorin. 

Forcat e policisë kanë nxjerrë nga banesa banorët, të cilët kanë bërë rezistencë kundër këtij vendimi. Banorët thanë se kishin kërkuar edhe 3 ditë kohë që nga ndërtesa të nxirrni orenditë shtëpiake.
Banorja:
“I kërkova për të lëvizur gjërat dhe procedurat ligjore. Unë nuk e kuptoj pse shteti vepron dhunshëm ndaj nesh. Është dhunë psikologjike. Nuk e kuptoj. I kërkova tre ditë kohë për të lëvizur orenditë”.
Opozita ka ashpërsuar edhe më shumë tonet ndaj qeverisë. Për këtë arsye, i gjendur pranë banorë deputetët e Partisë Demokratike kërkuan që të merret si shembull Franca, aty ku ‘jelekët e verdhë’ triumfuan me protesta.
Klevis Balli:
“Të marrim shembull nga Franca, do përshkallëzohen protestat
Ja çfarë do të thotë të fitojë Edi Rama. Shembja e shtëpisë së një qytetari. Janë munduar të flasin me policinë e shtetit, të diskutojë me drejtorët e bashkisë.
Këta qytetarë kanë respektuar policinë e shtetit. I kërkoj qytetarëve të marrin shembull nga Franca për të vënë shtetin aty ku duhet. Do të marrim shembull nga qytetarët europianë. Këta janë të pabesë. Këta meritojnë revoltë dhe protesta. Sot protestë në orën 5, sot protestë në orën 3”.

Article Logic
Execution time: 0.003964900970459