INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Burg për ushtarkët, që lanë vendin e punës në Pashaliman dhe u vodhën armë

Burg për ushtarkët, që lanë vendin e punës në Pashaliman dhe u vodhën armë

Publikuar më: 11:51 14-01-2019

Është mbajtur në Gjykatën e Vlorës seanca për 4 ushtrakët që ishin në turn ditën kur u vodhën armë në Pashaliman. Mësohet se gjyqtari ka vendosur për ta burg. Ata akuzohen për veprën penale 'shpërdorim detyre'.

Ushtarakët e shoqëruar në polici janë Ervis Vladimir Memsulaj, 23 vjeç, banues në Bashaj të Vlorës; Ardit Haris Ramaj, 25 vjeç, banues në Bolenë të Vlorës; Edlir Nuri Nelaj, 42 vjeç, banues në lagjen 10 korriku të Vlorës dhe Lesko Halo Ramosaçaj, 52 vjeç, banues në lagjen 28 nëntori të Vlorës.
Kujtojmë se dy ditë me parë, në bazë janë vjedhur dy arka me granata dhe 3 armë të llojit automatike, ndërsa ushtari që presupozohej të ruante municonet, nuk ishte në vendin e punës dhe sipas tij lëvizi se ishte shumë ftohtë.

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709