INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ushtarakët dhe pse me paga të vogla bëjnë një bamirësi të madhe[FOTO]

Ushtarakët dhe pse me paga të vogla bëjnë një bamirësi të madhe[FOTO]

Publikuar më: 17:28 01-01-2019

Ushtarakët kanë zemër të madhe. Ata kanë kontribuar për restaurimin e një kopështi. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka qenë e pranishme në kopshtin e Selishtës, që i është nënshtruar së fundmi rikonstruksionit. 

Xhaçka ka parë nga afër punën e bërë dhe vlerësoi punën dhe bujarinë e efektivëve të Policisë Ushtarake. Ajo tha se rikonstruktimi i kopshtit është bërë i mundur nga kursimet e ushtrakëve.
“ Përmes kursimeve të tyre, përmes dhuratave të tyre, kemi mundur që të riparojmë kopshtin dhe t’u krijojmë një ambient shumë më të përshtatshëm për të ndenjur, për të mësuar edhe dua ta theksoj që siç e kemi thënë në fakt edhe në raste të tjera që, ushtarakët tanë e kanë kuletën e vogël por e kanë zemrën shumë të madhe.
Dhe është ajo zemra e madhe që na ka sjellë sot këtu për të ndihmuar këta fëmijë dhe për të festuar me ta festën e fundvitit, duke ju uruar atyre dhe familjeve të tyre një vit sa më të mbarë me shëndet, me mbarësi edhe me gjithë ç'ju do zemra këtyre fëmijëve të mrekullueshëm. Kështu që shumë faleminderit efektivëve tanë të Policisë Ushtarake, vërtet kanë bërë një punë të mrekullueshme,” tha Xhaçka.

kopsh.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.00388503074646