INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njeriu që tërheq fijet e politikës, dënohet me 3.5 vite burg

Njeriu që tërheq fijet e politikës, dënohet me 3.5 vite burg

Publikuar më: 13:47 27-05-2019

Rumania renditet një nga anëtarët më të korruptuar të BE-së nga Transparency International.

Vendi është tronditur gjatë dy viteve të fundit nga protestat në fushatat që pretendojnë se janë përpjekjet e politikanëve për të dekriminalizuar disa vepra të korrupsionit dhe për të dobësuar gjyqësorin.

Dhe duket se ka nisur goditjet pasi Liviu Dragnea, kryetar i Dhomës së Ulët të parlamentit rumun dhe praktikisht njeriu që tërheq të gjitha fijet e politikes në vend, është dënuar me tre vjet e gjysëm heqje lirie për abuzim me postin.

Vendimi i formës së prerë është dhënë sot nga Gjykata Supreme e vendit. Kreu i Partisë Social Demokratike Liviu Dragnea kishte apeluar vendimin pasi u shpall fajtor për nxitjen e të tjerëve për të kryer shpërdorim detyre. Ai akuzohet se ka krijuar vende fiktive pune për anëtarët e partisë së tij.

Dragnea është dënuar një herë për manipulim zgjedhjesh ndaj nuk bëhej dot kryeministër. Liviu Dragnea tashmë pritet të merret në paraburgim nga policia.

Article Logic
Execution time: 0.0034308433532715