INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis shpërndarja e kartave të studentit, Rama: Nëse s’ju dëgjojnë protestoni

Nis shpërndarja e kartave të studentit, Rama: Nëse s’ju dëgjojnë protestoni

Publikuar më: 15:40 27-05-2019

Ka nisur këtë të hënë shpërndarja e Kartës së Studentit. Të parët që e kanë marrë një të tillë kanë qënë studentët e Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë ku të pranishëm kanë qënë kryeministri Rama dhe kreybashkiaku Veliaj.Përmes kësaj karte studentët kanë mundësi të përfitojnë në 40 shërbime. Sipas Veliaj do të ketë zyra të posaçme pranë godinave të fakulteteve ku të rinjtë mund të marrin kartat.

Procesi aplikimit zgjat 4 minuta dhe pajisja e të gjithë studentëve me kartë do të vijojë deri në muajin korrik.

Cdo dyqan do të ketë një tabelë ku do të thuhet se pranohet karta e studentit. Përfitime të tjera do të kenë edhe në kompani të ndryshme private, transport publik, teatro, kinema etj.

Kryeministri Edi Rama theksoi se e gjitha kjo ndodhi falë protestës pasi sipas tij pa protestën e studentëve nuk do të kishte as karta.

Më tej kreu i qeverisë nënvizoi që edhe bashkitë e tjera të ndjekin të njëjtin model, dhe nëse nuk i dëgjojnë të protestojnë para bashkive.

Article Logic
Execution time: 0.0029330253601074