INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD i përgjigjet letrës së 6 të Edi Ramës: Hilacake

PD i përgjigjet letrës së 6 të Edi Ramës: Hilacake

Publikuar më: 17:23 27-05-2019

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas letrës së gjashtë të kryeministrit Edi Rama drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha.

Në reagimin e tij Bardhi i cilëson hipokrite dhe hilacake këto letra të Edi Ramës, ku thekson se efektin e vërtetë të tyre e ka kuptuar gjatë protestës se fundit.

Këto ditë kam lexuar me qindra komente për letrat hipokrite dhe hilacake të Edi Ramës, por efektin e vërtetë të tyre e kuptova gjatë protestës se fundit.

“Në vend që të shkruajë letra luftënxitëse, që me hipokrizi i quan “ftesa për dialog”, Edi Rama bën mirë të kuptojë se ai është i pafuqishëm të ndalë triumfin e shqiptarëve të bashkuar. Kauza jonë për zgjedhje të lira e të ndershme, për të ndërtuar Shqipërinë si gjithë Europa, është kauza më e drejtë për të cilën shqiptarët kanë luftuar këto 29 vite, që pas rrëzimit të diktaturës. Vetem një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, është garanci për mireqenie, punësim dhe zhvillim për qytetarët shqiptarë. #Asnjëhappas” shkruan Bardhi.

Në të njëjtën linjë ka qënë edhe kryetari Basha i cili në një reagim ku përshëndet zgjedhjet europarlamentare shprehet se nuk ka asnjë hap pas dhe se beteja e shqiptarëve është vota e lirë.

Article Logic
Execution time: 0.0032570362091064