INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Maturanti i Medresesë drejt suksesit si regjisor:  Në filmat e mi nuk trajtoj temën e fesë [VIDEO]

KafeIN/Maturanti i Medresesë drejt suksesit si regjisor: Në filmat e mi nuk trajtoj temën e fesë [VIDEO]

Publikuar më: 14:24 27-05-2019

Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, maturanti Ramazan Nela i është përkushtuar pasionit për regjinë ku ka realizuar disa filma me metrazh të shkurtër.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, Ramazani tha se në filmat e tij ka trajtuar probleme globale si ndotja e mjedisit.
Nela tha se 2 filmat e tij fituan çmimin e dytë dhe të tretë në olimpiadën botërore për filmin me metrazh të shkurtër “Genius”, në Neë York.
“Kam fituar medaljen e artë dhe në Tiranë gjatë një konkursi të zhvilluar këtu.
Unë studio në shkollën e Medresesë por filmat e mi nuk trajtojnë temën e fesë”, tha maturanti Ramazan Nela.
I riu tha se këtë vit do të marrë pjesë sërish në konkursin botëror “Genius” me 5 filma dhe pretendon të fitojë medaljen e arit.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0038371086120605