INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta për krizën politike, palët të reflektojnë mos fshihen pas ndërkombëtarëve

Meta për krizën politike, palët të reflektojnë mos fshihen pas ndërkombëtarëve

Publikuar më: 14:19 18-03-2019

Presidenti Ilir Meta ka folur sot për krizën politike. Ai mendon se situata është kritike dhe se është për të ardhur keq që palët politike po thellojnë krizën në vend.

"Palët kanë nxituar për të thelluar këtë krizë por përsëri është detyra ime të bëj thirrje për reflektim nga të gjithë se duhet te shohim interesin e vendit. Kjo situatë nuk na ndihmon në këtë drejtim," tha Presidenti.

Me të tjerash kreu i shtetit kërkoi që palët politike të reflektojnë dhe të dialogojnë. Ndërsa ju ka kërkuar politikanëve të marrin përgjegjësinë e duhur, dhe të mos fshihen pas ndërkombëtarëve. Ai shtoi se: Duhet të zgjidhet me dialog transparent dhe larg pazareve!

 

Article Logic
Execution time: 0.0027148723602295