INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Forumi i Sigurisë në SHBA, Meta: Ndryshimi i vetëm kufitar është zgjerimi europian i rajonit

Forumi i Sigurisë në SHBA, Meta: Ndryshimi i vetëm kufitar është zgjerimi europian i rajonit

Publikuar më: 14:08 06-02-2019

Sfidat evropiane dhe sjellja malinje e Rusisë ishte kjo tema ku u përqëndrua forumi i sigurisë në Senatin e SHBA-së organizuar nga Fatmir Mediu dhe kryetari i Komisionit të Sigurisë Sen Jim Inhofe.

Në fjalën e tij presidenti Ilir Meta u shpreh se Shqipëria do të vijojë të jetë një faktor sigurie në rajon. Theksin në fjalën e tij, Kreu i Shtetit shqiptar e vendosi tek domosdoshmëria e stabilitetit, paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon duke shprehur hapur qëndrimin e tij tashmë të qartë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

“Shqipëria ka qenë dhe vazhdon të jetë një katalizator jetik për të zgjeruar kufijtë e NATO-s dhe të BE-së, pasi ato mbeten bazat e stabilitetit dhe të begatisë në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi të bindur se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të prodhojë paqe, stabilitet, siguri afatgjatë në rajon duke pasur SHBA-në dhe BE-në si garantues.Ndryshimi i vetëm kufitar për të cilin duhet të punojmë natë e ditë në rajonin tonë është zgjerimi i plotë i kufirit europian në Ballkanin Perëndimor.

Kreu i Shtetit nënvizoi se Ballkani Perëndimor ka ende boshllëqe që mund të mbushen nga nisma ekstremiste dhe forca të huaja e për këtë arsye është e rëndësishme që të vijojë aleancat me faktorët ndërkombëtarë .

“Është koha për të ngritur flamurin sinjalizues e një rreziku potencial që mund të krijojë e të lerë një vakum në rajon, i cili mund të mbushet nga ekstremizmi fetar me ndihmën e disa fuqive të huaja.Zvogëlimi dhe mungesa e koordinimit të SHBA-ve dhe Bashkimit Europian si dhe përfshirjes së tyre në Ballkan mund të krijojë një vakum që do të rriste praninë e Rusisë dhe aktorëve të tretë në rajon.Destabilizimi i rajonit është në interes të Rusisë, ndërsa fati i tij në rajon është në BE dhe në NATO gjithashtu.Por ne duhet të jemi këmbëngulës në përballimin e këtyre kërcënimeve” nënvizoi Meta.

Edhe senatori amerikan Inhofe theksoi se partneriteti i vendeve europiane me Shtetet e Bashkuara është me rëndësi vitale për demokracitë për të ardhmen në BE dhe NATO. Ai nënvizoi rrezikun që vjen nga Rusia dhe përpjekjet e saj për të sjellë destabilitet në Ballkanin Perëndimor e jo vetëm.

Article Logic
Execution time: 0.0037708282470703