INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas dyerve të mbyllura të Komisionit të Sigurisë, kreu i SHISH zbulon nëse ka apo jo ndikim rus

Pas dyerve të mbyllura të Komisionit të Sigurisë, kreu i SHISH zbulon nëse ka apo jo ndikim rus

Publikuar më: 12:57 28-03-2018

Për rreth tre orë me dyer të mbyllura, kreu i SHISH, Helidon Bendo ka raportuar ditën e djeshme përpara Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Në një mbledhje të zhvilluar pa praninë e medias, se Bendo u pyet për rrezikun rus në Shqipëri, pasi SHBA dhe 22 vende të tjera dëbuan 137 diplomatë, me kërkesë të Britanisë së Madhe, pas rastit “Skripal”.

Bendo mohon të ketë influenca të qarta ruse, por ka pranuar se ka tendenca të tilla.

‘Nuk na rezulton që ka ndikim rus në partitë politike shqiptare’ është shprehur Bendo duke shtuar se shërbimet sekrete kanë skeduar një sërë shoqatash që bëjnë propagandë ruse në Shqipëri por që janë në monitorim nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Helidon Bendo u pyet për lidhjet e politikanëve me 613 kg kokainë dhe drogërat e tjera.

Kreu i SHISH nuk ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë por nënvizoi se sfida me narkotikët është prioritet.

Article Logic
Execution time: 0.0036401748657227