INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHISH-it i ndahet buxheti me dyer të mbyllura, po s’e pranojnë

SHISH-it i ndahet buxheti me dyer të mbyllura, po s’e pranojnë

Publikuar më: 12:40 06-11-2017

Tek Komisioni i Sigurisë Kombëtare është diskutuar projektbuxhetin për SHISH për vitin 2018 në një mbledhje me dyer të mbyllura, që u vendos të mbahej kështu edhe pse opozta kundështoi. Po mësohet se Shërbimi Informativ Shtetëror nuk e ka pranuar shumën e planifikuar nga qeveria. Drejtori ekonomik, Ylvi Aga ka kërkuar shtesë fondi nga qeveria.

Qeveria ka planifikuar 1.5 mld lekë, por SHISH kërkon fonde shtesë për godinë dhe për shpenzime operative (paga dhe përgjime). Deputetë të PS kanë pranuar kërkesën e përfaqësuesit të SHISH që fondi të shtohet. Ndërsa Ministria e Financave i ka tërhequr vëmendjen SHISH, pasi sipas tyre, nuk argumentojnë kërkesat.
Në këtë moment kanë ndërhyrë deputeti i PD Noka, që ka deklaruar se ministria nuk mund të flasë me këtë gjuhë. Në përfundim të mbledhjes të gjitha palët kanë rënë dakord për të votuar pro për rishikim të buxhetit për SHISH.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881