INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LSI dyshon për pajisje përgjimi, PD: Kushton 800 mijë euro

LSI dyshon për pajisje përgjimi, PD: Kushton 800 mijë euro

Publikuar më: 11:58 17-05-2016

Në ditën kur në Komisionin e Sigurisë do të raportojnë krerët e institucionevë të sigurisë kombëtare, opozita në komisionin publikoi të dhëna shtesë mbi pajisjen e përgjimit.
Flamur Noka:
“Përgjimi përbën skandal madhor dhe cënon sigurinë. Pajisja kushton 800 mijë euro është futur në mënyrë ilegale dhe përgjon edhe me telefon fikur”.
Dyshimet për instalimin e një pajisje përgjimi në policinë qëndrore kanë vënë në lëvizje opozitën, e cila ka kërkuar seanca të posaçme me krerët e institucioneve të sigurisë kombëtare, dyshim i cili është përforcuar dhe nga Luan Rama i LSI-së.
Luan Rama:
” Bindja ime që më bën të dyshoj se mund të ketë njerëz të papërgjegjshëm. Deri në mbylljen e hetimit kam të drejtë të prezumoj fajësi e pafajësi. Ata që drejtojnë MPB e policinë të respektojnë kuadrin ligjor. Ka mospërputhje mes asaj që thotë Presidenti dhe Tahiri. Do ishte shumë e rëndë po të jetë implikuar edhe Interforca italiane”.

Article Logic
Execution time: 0.00341796875