INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adriatik Llalla: Kemi 5 ditë që hetojmë, çështja ka të bëjë me sigurinë kombëtare

Adriatik Llalla: Kemi 5 ditë që hetojmë, çështja ka të bëjë me sigurinë kombëtare

Publikuar më: 16:15 18-05-2016

Ka vetëm 5 ditë që Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet lidhur mbi pajisjen e përgjimit. Kështu deklaroi Kryeprokurori Adriatik Llalla në seancën dëgjimore maratonë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare.
Adriatik Llalla:
“Hetimi lidhur me rastin ka vetëm 5 ditë që ka nisur, më datën 13 dhe brenda këtyre ditëve prokuroria ka kryer një sërë veprimesh hetimore dhe është më fazën e kryerjes së veprimeve të mëtejshme për t’iu përgjigjur kësaj çështje të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Prokuroria ka krijuar një grup hetimor që po punon me intensistet për të përfunduar në një kohë sa më shpejtë të këtyre hetimeve.
Piro Lutaj:
“A keni pengesa nga autoritete të qeverisë shqiptare për ta zbardhur”?
Adriatik Llalla:
“Kodi Penal parashikon dhe veprën penale që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Nëse prokuroria do të hasë pengesa në kryerjen e hetimeve hetimore ka të gjitha mundësitë për të nisur hetimet”.
Pirro Lutaj:
“Hetimi është hapur duke u nisur nga ndonjë informacion me shkrim apo kryesisht”?
Adriatik Llalla:
“Siç është diskutuar sot gjithë ditën, si informacioni gojor i kreut të SHISH, të dhënat të tjera mediatike është detyrim i prokurorit në çdo rast është kur konstaton një vepër penale, ose kur ka dyshime për një vepër penale, të nisë menjëherë hetimin, aq më tepër kur bëhet fjalë për një vepër penale që cënon sigurinë kombëtare".

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225