INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk po e ndajnë mendjen, ka apo jo pajisje përgjimi?

Nuk po e ndajnë mendjen, ka apo jo pajisje përgjimi?

Publikuar më: 12:51 18-05-2016

Seancat dëgjimore në Komisionin e Sigurisë kanë nxjerr në pah kontradiktat mes institucioneve lidhur mbi ekzistenën e një pajisje përgjimi në vendin tonë. Ndërsa Visho Ajazi deklaroi se në vendin tonë ekziston një pajisje përgjimi, e cila nuk është deklaruar në organet kompetente, një tjetër qëndrim ka Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako. Gjatë raportimit para Komisionit të Sigurisë për çështjen e pajisjes së përgjimit, Çako tha se Policia e Shtetit nuk ka asnjë pajisje përgjimi.
Haki Çako:
“Policia nuk ka asnjë pajisje përgjimi telefonik, për sa kohë është ky legjislacion në fuqi, ndërsa gjurmimi është koncept tjetër. Nuk është disponuar kurrë në ambientet e veta dhe asnjë punonjës nuk ka disponuar pajisje përgjimi. Gjithçka që ju pyesni janë pjesë e hetimit, e theksoj dhe një herë që Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka pajisje përgjimi”.
Flamur Noka:
“Ministri e ka pranuar në një emision televiziv që ekziston një paisje e tillë dhe ka pohuar që është thjesht pajisje gjurmimi. Ju sapo e konfirmuat që nuk ekziston një pajisje e tillë”.
Haki Çako:
“Nuk konfirmova mos ekzistencën, thashë që ka filluar procedim penal”.
Flamur Noka:
“Ju pyeta a keni dijeni që paisja është futur në Shqipëri, po apo jo”?
Haki Çako:
“Hetimi qëllimin final këtu e ka, ekziston apo jo.Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka një paisje të tillë në dispozicion apo inventar.Nuk kemi pasur dhe nuk kemi në inventarin e policisë një pajisje të përgjimit të telekomunikacionit”.

Article Logic
Execution time: 0.0032830238342285