INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Protestat e opozitës, Emri Vata: Dhuna urdhërohet nga forcat ushtarake që drejtojnë policinë [VIDEO]

KafeIN/Protestat e opozitës, Emri Vata: Dhuna urdhërohet nga forcat ushtarake që drejtojnë policinë [VIDEO]

Publikuar më: 14:15 18-03-2019

Ish-drejtori i policisë në karrierë, sot pedagog Emri Vata, gjatë një interviste për moderatorin e emisionit “KafeIN”, Flavio Qarri, u shpreh se në dy protestat e fundit të zhvilluar nga opozita, janë vënë re disa tendenca dhe sjellje jo të ligjshme të policisë ndaj qytetarëve të pambrojtur.
Vata ka argumentuar se ndryshe nga vendet e tjera, në Shqipëri protestat nuk udhëhiqen nga sindikatat ndaj ato nuk ngjasojnë me protestat që zhvillohen jashtë.
“Gazi lotsjellës është gjëja e fundit që duhet të përdoret nga policia.
Në momentin që protestuesit mbërritën te kuvendi, focat e policisë ishin shumë pak në raport me turmën.
Nëse do hynin në kuvend, ata mund ta bënin por kur erdhën forcat speciale turma u provokua dhe turma del shpejt jashtë kontrollit, pavarësisht se kjo nuk ndodhi.
Edhe kundërveprimi ndaj demonstruesve duhet të jetë në propocion të drejtë.
Ne kemi kaluar protesta të dhunshme gjatë karrierës sonë në polici. Ka disa etapa sipas sjelljes së protestuesve. Nëse ka shtyrje, veprojmë me shtyrje. Nëse qëllohet me gurë, ka skafandra që mbrohet policia”, tha ish-drejtuesi i policisë.
Ai ka hedhur dhe akuza në drejtim të ministrisë së Brendshme, që sipas tij po kërkohet të futen forca ushtarake në drejtimin e policisë.
“Forcat ushtarake mbrojnë kufijtë, policia për të prodhuar siguri brenda territorit.
Ndryshimet ligjore për njehsimin e gradave ushtarake në polici e vërtetojnë këtë
Kjo bëhet për të zbatuar urdhëra, qoftë dhe me shkelje ligji. Një polic nuk e zbaton urdhrin e paligjshëm, kurse një ushtarak e bën pa mëdyshje”, u shpreh Vata.

Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035948753356934